Flash

Mbajtja mbyllur e kufirit, komuniteti shqiptar në Greqi njofton protestë para parlamentit grek

Lapsi.al 7 June 2021
Mbajtja mbyllur e kufirit, komuniteti shqiptar në Greqi njofton

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë për hapjen e kufijve me Shqipërinë. Ky vendim vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe mbajtjen në fuqi të masave kundër covid-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.” Thuhet në njoftimin e bërë nga komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi. Fillimisht nga autoritetet greke u njoftua se data 13 Maj do të ishte data e hapjes së madhe por nuk rezultoi e tillë.

Nga ana tjetër, sot, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi i kërkoi Greqisë që të rihapë kufirin, që vijon që të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19.

I shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Shqipërisë Luela Hajdaraga, Klosi zhvilloi një takim me ministrin grek të Turizmit, Haris Theoharis. Në takim u diskutuan mënyrat e shkëmbimit të eksperiencave dhe ideve, në funksion të perspektivës së forcimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe në një kuadër më të gjerë rajonal, përmes projekteve të përbashkëta ndërkufitare dhe rajonale.

Reagimi i komunitetit të emigrantëve:

Protestë paqësore në Sintagma për hapjen e kufijve: 08/06/2021, ora 18:00

Hapni tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndjejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!

Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë ? Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit? Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”! 18:00

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI