Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Kongresmeni amerikan e pyet per Berishën/ Shikoni si përgjigjet Antony Blinken

Lapsi.al 7 June 2021
Kongresmeni amerikan e pyet per Berishën/ Shikoni si përgjigjet Antony

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

Ka qenë kongresmeni republikan Lee Zeldin që i ka kërkuar Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës. Ai ka theksuar se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur asgjë për përfshirje korruptive të Berishës.

Ndërkohë Blinken ka sqaruar se momentalisht nuk mund të ndajë asgjë me kongresmenin për këtë çështje, por nëse ai kërkon më shumë informacion mund të paraqitet në Zyrën e Legjislacionit apo në Zyrën e Zëdhënësit për Çështjet Publike.

Sipas Blinken edhe procedurat për t’i ndaluar hyrjen në vend të Sali Berishës kanë qenë standarde si për gjitha rastet e tjera, ndërkohë thekson se SHBA vijon të shohë përtej kufijve për ata që sfidojnë parimet e demokracisë.

(Në videon më poshtë shihni në minutën 1.36.00)

Lee Zeldin: Kohët e fundit ju keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe për shumë nga ne kjo erdhi e papritur. Sa i takon historisë së tij politike me SHBA-të, ai ka qenë mysafir dhe aleat i ish-Presidentit Bush, gjithashtu një kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacionesh mund të ndani me komitetin për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

Antony Blinken:  Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve rreth atyre të cilët janë të përfshirë në aktivitete korruptive, ata që nënvlerësojnë të drejtat e njeriut apo që sfidojnë parimet e demokracisë. Në rastin e tij ne patëm një çështje të cilën e zhvilluam nëpërmjet një procesi normal, përfshirë avokatët. Do të isha i lumtur ta ndaja me ju nëse do të ishte dobishme se për cfarë flitet ekzaktësisht.

Lee Zeldin: Po, a ka ndonjë informacion specifik që ju mund të ndani me komitetin në këto çaste?

Antony Blinken: Nuk kam asgjë për të ndarë në këto çaste me komitetin, por do të isha i lumtur të komentoja, të sigurohesha që ta ndaja me ju dhe me këdo që është i interesuar.

Lee Zeldin: Po përpiqesha të bëja disa hulumtime për të gjetur se në çfarë afere korrupsioni është i përfshirë ai dhe nuk arrita të gjeja asgjë. Ku duhet të shkojë një gazetar që kërkon informacione? Aktualisht ka disa ecejake mes Departamentit të Shtetit, vendimit tuaj mbi sanksionet kundrejt tij dhe familjes së tij, përfshirë palës mbrojtëse të zotit Berisha. Pra ku duhet të shkojë një gazetar për të marrë informacione mbi korrupsionin që ju i referoheni?

Antony Blinken: Para se të kalojmë tek media, anëtarët janë të lutur të vijnë në zyrën tonë të çështjeve legjislative dhe ne do të sigurohemi që ju merrni informacione. E dyta, sa i takon medias i’u lutem të vini tek zyra e zëdhënësit të punëve të jashtme dhe ne do të sigurohemi që në përputhje me detyrimet që kemi, atë informacion ta ndajmë me ju.

Lee Zeldin: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë z.Berisha?

Antony Blinken: Jam i sigurtë që çdo kush nga gazetarët mund t’a bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në departamentin e shtetit për të marrë çdo informacion që ne kemi në dispozicion për publikun.

Lee Zeldin: Për të qartësuar diçka që ka lidhje me mbrojtjen e z. Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. A keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me z. Soros? Thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo!

Antony Blinken: Unë jo, por nuk mund të flas në emër të të gjithë Departamentit të Shtetit, por unë jo!

https://youtu.be/pN7SsGqp76c?t=5760

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me madhësi 4.2 i shkallës rihter ka ndodhur sot në orën 19:00 në Telo të Greqisë. Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, tër...

19:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI