Flash

Prej katër ditësh fusha e mbetjeve në flakë, banorët në Grabjan të alarmuar

Lapsi.al 6 June 2021
Prej katër ditësh fusha e mbetjeve në flakë, banorët

Banoret e njësisë administrative Grabjan, të Bashkisë Divjakë prej rreth 4 ditësh po përballen me ndotjen më të madhe mjedisore prej shumë vitesh. Shkak për këtë është fusha e mbetjeve, e cila është e përfshirë nga flakët.

Re të mëdha tymi dhe aromat rënda, po i shkaktojnë banorëve të kësaj zone çdo ditë vështirësi në frymëmarrje. Vetë banorët shprehen se situata është shumë e rëndë sidomos në mëngjes kur era fryn ne drejtim të shtëpive.

Por krahas dëmeve në shëndetin e banorëve tymi shprehen ata po i dëmton dhe të mbjellat për shkak të sëmundjeve të ndryshme.

Pavarësisht se ka kaluar ditë e katërt që kjo fushë është përfshirë nga flakët, duket se situata nuk do të marrë zgjidhje. Nga ana e bashkisë, u tentuat ditën e parë për të fikur zjarrin, por ka qenë e pamundur dhe që prej asaj dite nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në këtë pikë, vijojnë të hidhen mbetje nga pjesa më e madhe e njësive administrative të kësaj bashkie.

Kjo fushë mbetjesh, po kthehet në një rrezik për përhapjen e mëtejshme të flakëve, shkruan Top Channel.

Kreu i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi e ka cilësuar zjarrin si të qëllimshëm dhe tha se po punohej për fikjen e tij. Por 5 ditë nga ky reagim, e vetmja shpresë për banorët është shiu që pritet të bjerë javën e ardhshme.

Të këshilluara

Greqia shtyn hapjen e kufirit me Shqipërinë

Greqia shtyn vendimin për hapjen e kufirit greko-shqiptar deri më 14 qershor. Kësisoj, në ditët në vijim do të vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga S...

14:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI