Flash

Krimi që tronditi Greqinë, ngushtohet lista e të dyshuarve

Lapsi.al 6 June 2021
Krimi që tronditi Greqinë, ngushtohet lista e të dyshuarve

Hetimet për krimin e rëndë në Glyka Nera ku grabitësit vranë një nënë të re, duket se janë drejt identifikimit të autorëve. Ngjarja tragjike ndodhi në Glyka Nera në orët e para të mëngjesit të 11 majit.

Policia ka identifikuar një kriminel karakteristikat e të cilit janë shumë të ngjashme me ato të personit të përshkruar nga bashkëshorti i të ndjerës, piloti 32-vjeçar. Sipas një raporti nga Open, autoritetet janë përqendruar në kërkimin e të ashtuquajturit informator, pasi është shumë e rëndësishme që të zbulohet se si është marrë informacioni nga ana e autorëve në lidhje me situatën financiare të kësaj familje të re.

Ndërkohë, numri i të dyshuarve që po hetohen nga policia po shkon drejt zvogëlimit. Autoritetet tashmë kanë identifikuar 10 të dyshuar që mund të kenë qenë në mes të autorëve dhe po përqendrohen tek ata. Në fakt, nga këta 10 ka një person specifik, karakteristikat e të cilit duket se janë të ngjashme me një përqindje të madhe, me ato të përshkruara nga piloti 32-vjeçar.

Ndërkohë, vijojnë hetimet, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia që bashkëshorti mund të ketë pasur dorë në vrasjen e Caroline, e cila la pas një vajzë 11 muajshe.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI