Flash

Vuçiç: Së shpejti do të rinisin bisedimet Kosovë-Serbi

Lapsi.al 4 June 2021
Vuçiç: Së shpejti do të rinisin bisedimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që u bllokuan vitin e kaluar, do të rinisin brenda ditësh. Vuçiç nuk e specifikoi datën, por tha se dialogu do të vazhdojë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe.

“Ne po flasim për ditë, jo javë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim. Serbia nuk dëshiron një konflikt të ngrirë”, tha Vuçiç.

Vuçiç foli pasi të dërguarit e SHBA dhe BE vizituan këtë javë Serbinë dhe Kosovën si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar në zgjidhjen e një problemi të kahershëm.

Kosova shpalli pavarësinë në 2008, por Serbia nuk e njeh. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së kanë njohur shtetësinë e saj.

Zëvendësndihmës sekretari i SH.B.A. Matthew Palmer dhe i dërguari i BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak, u takuan me Vuçiç të Enjten në Beograd pasi vizituan Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, më parë gjatë javës.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë thënë qartë se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për integrimin e tyre të mëtejshëm në institucionet Euro-Atlantike. Serbia dhe Kosova po kërkojnë të dy hyrjen në BE dhe Kosova synon gjithashtu anëtarësimin në NATO.

Vuçiç përsëriti qëndrimin e Serbisë se çdo zgjidhje në të ardhmen për mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë duhet të jetë një kompromis.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për zgjidhje kompromisi, por kurrë nuk jemi të gatshëm të flasim për poshtërimin e Serbisë”, tha ai, raportojnë mediet e huaja.

Të këshilluara

Patos, zjarr në një zonë pyjore

Pylli i Drenies në vendin e quajtur Lofkend është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Patosit. Mesohet...

18:09

Basha: Më 25 prill në Shqipëri ra demokracia

Lulzim Basha ka kërkuar mbështetjen e demokratëve të Tiranës për një mandat të tretë, duke theksuar se asgjë nuk do ta ndalë betejën për të larguar atë që e qua...

15:59

Aksident në Fushë Krujë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës konkretisht tek mbikalimi i rrugës nacionale Milot-Tiranë. Dy automjete janë përplasur me njëra-t...

15:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI