Flash

Vrasja në Tiranë/ Arrestohet edhe ish-bashkëshortja e viktimës, ndihmoi babanë në krim

Lapsi.al 4 June 2021
Vrasja në Tiranë/ Arrestohet edhe ish-bashkëshortja e

Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe 33-vjeçaren Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit që këtë të premte vrau me armë ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e këtij të fundit para gjykatës së kryeqytetit.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases: Dhurata Saliasi, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi Mexhit Picari, 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Dhurata Saliaj (vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Kudret Saliaj (ish-bashkëshorti i shtetases Dhurata Saliaj) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi Adriatik Cani i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI