Flash

Vizita në Prishtinë/ Ministri i jashtëm grek flet për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave

Lapsi.al 4 June 2021
Vizita në Prishtinë/ Ministri i jashtëm grek flet për

Pavarësinë e Kosovë Greqia nuk e njeh, por në Prishtinë ministri i jashtëm grek përcolli të gjithë gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur plotësisht liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

“Mbështesim vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje të gjitha palëve që të shtojnë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje detyruese ligjore dhe të qëndrueshme. Kjo zgjidhje do të stabilizojë mbarë rajonin dhe do ta afrojë edhe më shumë atë me familjen evropiane. Ne besojmë se Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së, në këtë drejtim kemi qenë në favor të libralizimit të vizave, meqë keni përmbushur kriteret. Për këtë ne kemi mbajtur qëndrim në Këshillin e ministrave dhe do të vazhdojmë të mbështesim në drejtim të kësaj çështjeje”, tha Dendias.

Në takimin me ministren e jashtme, Donika Gërvalla, Dendias shtoi se Athina zyrtare është duke thelluar marrëdhëniet ekonomike me Kosovën.

Kryediplopmatja kosovare tha se Kosova dhe Greqia janë pajtuar që në të ardhmen të avancohet statusi i zyrës së Kosovës në Athinë, nga një zyrë e thjeshtë ekonomike në zyrë interesi, në çështje jo vetëm ekonomike, por edhe në fusha tjera si ato politike. Dendias është takuar dhe me kryeministrin Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani, dhe ka në agjendë bisedime me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Të këshilluara

Vrasja tek Gjykata/ Del FOTO e viktimës

Personi që shihni në foton më poshtë, Kudret Saliaj u vra ditën e sotme nga ish-vjehrri i tij, pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarinë e fëmij...

14:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI