Flash

Sfida e Berishës: Nëse kanë prova le t’i marrin të pandehur edhe fëmijët e mi

Lapsi.al 4 June 2021
Sfida e Berishës: Nëse kanë prova le t’i marrin të

Ish-kryeministri Sali Berisha mohoi edhe njëherë sot që fëmijët e tij apo bashkëshortja të kenë përfituar qoftë edhe një qindarkë në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen non-grata të tij dhe familjes Berisha, ish-kryeministri tha se në qoftë se ka një provë, le t’i marrin 100 herë të pandehur, Argitën, Shkëlzenin apo bashkëshorten e tij Liri Berisha.

“Kam të vërtetën me vete. Fëmijët t’i marrin 100 herë të pandehur. Edhe Lirinë. Në qoftë se për Argitën ka një provë, që nesër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj përgjegjësi.

I kam detyruar fëmijët që dy vite para se të ndryshonte ligji të deklaronin pasuritë njësoj si i ati. Nëse dikush thotë që djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha.

Djali im ka dalë si këshilltar ligjor, sepse ka mbaruar dy mastera. Ka aktivitet biznesi që ia ka kontrolluar Edi Rama.

Të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave. Fëmijët e mi kanë zbatuar ligjin, nuk kanë fituar kurrë një qindarkë të vetme”, - tha Berisha.

“Del që u pasurua Liri Berisha, që ka 15 vjet që punon si vullnetare për fëmijët me autizëm!”, - ironizoi Berisha në emisionin “Zonë e Lirë”.

Të këshilluara

Patos, zjarr në një zonë pyjore

Pylli i Drenies në vendin e quajtur Lofkend është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Patosit. Mesohet...

18:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI