Flash

Pasagjerja hidhet nga dritarja e autobusit, ndërron jetë në spitalin e Elbasanit

Lapsi.al 4 June 2021
Pasagjerja hidhet nga dritarja e autobusit, ndërron jetë në

Një autobus me 15 pasagjerë ka pësuar defekt në fshatin Tregan të Elbasanit mbrëmjen e së premtes. Raportohet se një pasagjere u hodh nga dritarja e mjetit për të shpëtuar.

Ajo është dërguar në drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, ku ndërroi jetë pas disa orësh. Sipas të njëjtave burime pasagjerët e tjerë që ndodheshin në autobus nuk kanë shfaqur asnjë problem shëndetësor.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI