Flash

Iu merrte para bizneseve, SHÇBA arreston inspektorin e Bashkisë së Fierit

Lapsi.al 4 June 2021
Iu merrte para bizneseve, SHÇBA arreston inspektorin e Bashkisë

Një zyrtar i Bashkisë së Fierit është arrestuar sot nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

Në pranga ka rënë inspektori K. R., pasi sipas SHÇBA dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

Fier – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me prokurorët e SPAK arrestoi në flagrancë shtetasin K.R., 53 vjeç, me detyrë Inspektor i parandalimit në MNZSH pranë Bashkisë Fier.

Ai dyshohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

Arrestimi u krye në funksion të procedimit penal nr. 170/2021 i zhvilluar nga SHÇBA, pas një hetimi proaktiv, prej të cilit u administruan të dhëna që implikonin shtetasin K. R. në veprimtari dhe akte korruptive të vazhdueshme ndaj disa subjekte private që ushtronin aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Fier, në fushën e tregëtisë me shumicë.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Nga hetimi disa mujor i SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë SPAK duke aplikuar metoda speciale, u bë e mundur organizimi dhe finalizimi i operacionit “Zjarrfiksi Gjobvënës”, në të cilin u realizua dokumentimi me prova ligjore i ndërveprimit korruptiv të kryer nga punonjësi i MNZSH, Inspektor K.R.

Nga veprimet proceduriale të kryera, u sekuestruan provat materiale:

– 32,000 lekë, e dyshuar si produkt i ndërveprimeve korruptive;

– Armë e ftohtë, thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën, e cila dyshohet se futet në kategorinë e armëve të ftohta pa leje;

– Shkop druri artizanal në formën e shkopit të bejzbollit, që përdoret për veprime të dhunshme.

Shtetasi K.R. i mbante sendet e mësipërme me vete gjatë ushtrimit të detyrës. Materialet proceduriale të përpiluara, i dërgohen për vijimin e hetimeve Prokurorisë SPAK.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u bën thirrje të gjithë subjekteve private që janë cënuar apo cënohen nga veprime të tilla, të denoncojnë rastet pranë zyrave apo mjeteve të komunikimit të vëna në dispozicion nga SHÇBA.

Të këshilluara

Vrasja tek Gjykata/ Del FOTO e viktimës

Personi që shihni në foton më poshtë, Kudret Saliaj u vra ditën e sotme nga ish-vjehrri i tij, pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarinë e fëmij...

14:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI