Flash

Arian Çani provokon Berishën: Mos u gëzua Basha për vendimin e DASH

Lapsi.al 4 June 2021
Arian Çani provokon Berishën: Mos u gëzua Basha për

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me reagimin e kreut të Partisë Demokratike, pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të tij. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha theksoi se në mënyrë absolute nuk ka asnjë aludim.

“Mos është gëzuar Lulzim Basha për vendimin e DASH?” – e pyeti Çani.

“Në mënyrë absolute nuk kam asnjë aludim. Zero” – u përgjigj Berisha.

Më tej, ish-kryeministri u pyet edhe për procesin zgjedhor për kreun e Partisë Demokratike, i cili theksoi se në prag të këtyre zgjedhjeve i ka vendosur vetës censurë të plotë.

“Është një garë, mos më shtyni të flas, pasi kandidatët për kreun e PD-së tashmë janë në garë dhe nuk është korrekte. Pas përfundimit të garës unë do të jap mendimin tim”, - tha Berisha.

Sipas tij, ajo çfarë e çuditi më tepër në lidhje me garën, ishte fakti për të afruar datën e zgjedhjeve në PD, pasi të dyja palët, si ata që ishin kundër dhe pro tij, ranë dakord për afrimin e datës, duke rënë në ujdi bashkë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI