Flash

VIDEO e plotë/ Si u ekzekutua Klodian Rasha nga policia në mes të Tiranës

Lapsi.al 3 June 2021
VIDEO e plotë/ Si u ekzekutua Klodian Rasha nga policia në mes të

Thuajse gjashtë muaj pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, kur prokuroria nxorri pretencën për policin e akuzuar duke kërkuar 20 vite burgim, dalin pamjet filmike të ngjarjes që shokoi vendin.

Ngjarja ndodh për pak sekonda, kur dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë pasi kishte shkelur orarin policor të vendosur për pandeminë.

Klodiani është në trotuar. Siç duket nga pamjet filmike të siguruara nga Top Channel, polici tenton ta kapë por Klodiani vrapon.

Polici rrezohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe disa hapa dhe rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu, ndërsa shfaqen në radio. Për pak sekonda Klodiani humb jetën.

[video width="1308" height="718" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/IMG_4396.mp4"][/video]

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI