Vaksina ruse Sputnik V fillon prodhimin në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Nga nesër mbërrin substanca nga Rusia dhe Serbia fillon me dozat e vaksinës ruse. Ministri në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, Nenad Popoviç ka garantuar se deri në fund të 2021 do të prodhohen 4 milion doza të Sputnik V vetëm në Beograd. Ai sqaroi se kryesisht ato do të përdoren për nevojat e brendshme të Serbisë, por do të ketë përpjekje për ët ndihmuar edhe rajonin. Shqipëria është një ndër vendet e rajonit që përdor vaksinën Sputnik V edhe pse ajo nuk është certifikuar ende nga EMA, autoriteti përgjegjës në BE.
Fitorja ndaj San Marinos nuk bind, Daku, Asllani, Hysaj dhe Gjimshiti zbulojnë problemet e kuqezinjve
Pas fitores 2-1 me San Marinon, Mirlind Daku dhe Kristjan Asllani folën për atë që ndodhi në fushë, duke prekur problemet e shfaqura gjatë lojës, vështirësitë ndaj kundërshtarëve të tillë, por edhe mënyrën se si Shqipëria duhet të reagojë në vazhdim.