Flash

Disa ditë pasi morën vendimin për Berishën, SHBA shpall 'non grata' edhe pesë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë në Bullgari

Lapsi.al 2 June 2021
Disa ditë pasi morën vendimin për Berishën, SHBA shpall

Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendimin për të shpallur “non grata” pesë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë në Bullgari. Ata janë Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov, Delyan Slavchev Peevski, si dhe Ilko Dimitrov Zhelyazkov. Bazë e këtij vendimi, sipas DASH janë informacionet e besueshme për përfshirjen e tyre në korrupsion. Në deklaratën zyrtare, nënvizohet se SHBA është e vendosur për të mbështetur shtetin e së drejtës si dhe forcimin e institucioneve demokratike.

“Në postet e tyre si Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit dhe Kryesekretar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit, përkatësisht, Manolev, Haralampiev dhe Tomov ishin të përfshirë në akte korruptive që minonin shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut bullgar në institucionet demokratike të qeverisë së tyre dhe proceset publike, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të tyre politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Në cilësinë e tij si anëtar i parlamentit, Peevski përdori Zhelyazkov”, thuhet në njoftimin e DASH.

Së fundmi, Departamenti Amerikan i Shtetit mori vendim për të shpallur gjithashtu “non grata” edhe ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha si ish zyrtar i përfshirë në afera korruptive si dhe minues i demokracisë në vend.

Të këshilluara

Shuhet gazetari i njohur Ymer Minxhozi

Një emër i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare ka mbyllur sytë sot në Tiranë në moshën 91 vjeçare. Ymer Minxhozi, gazetar, publicist e diplomat me s...

18:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI