Flash

Basha sinjalizon luftën për zgjedhje të parakohshme: Kush flet për vitin 2025 është dorëzuar

Lapsi.al 2 June 2021
Basha sinjalizon luftën për zgjedhje të parakohshme: Kush flet

Në vijim të takimeve për zgjedhjet në parti, Lulzim Basha deklaroi se kush flet për zgjedhje në vitin 2025 është dorëzuar.

Kreu i PD-së në detyrë ka lënë të kuptohet se nëse do konfirmohet në detyrën nga demokratët ai do vijojë betejën për të zhvilluar sa më parë zgjedhje të parakohshme.

“Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar. E di dhe Edi Rama, që të padorëzuar, të bashkuar, të vetëdijshëm për arritjet pavarësisht prej masakrës zgjedhore, por dhe të gatshëm për të përmirësuar atë që çfarë kemi ne në dorë për të përmirësuar dhe për të ecur me hapin e kohës, padiskutim që ne do të posedojmë akoma në mbyllje të procesit të 13 qershorit, edhe vetëdijen, edhe vendosmërinë për të qenë mendje ndarë dhe të vendosur për ta çuar misionin deri në fund. Dhe këtë mision nuk e kemi për veten tonë, se kemi për karriget tona, se kemi për karriget tuaja, e kemi për shqiptarët. Pushteti kurrë nuk ka qenë qëllim në vetvete për ne." - u shpreh mes të tjerash Basha nga takimi në njësinë nr.11 në Tiranë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI