Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1886 raste të reja me COVID. Numri i përgjithshëm i rasteve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 404 163 në total. Mediat greke bëjnë me dije se 27 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me COVID, duke e çuar numrin në 12,122. Aktualisht në spitale, 482 pacientë janë në intubim. Në 24 orët e fundit u shtruan 202 pacientë të prekur me COVID.
Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 7 tetor 2026
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare...