Flash

Llalla rrëfen sherret me ish-ambasadorin Donald Lu: Më erdhi në zyrë dhe kërkoi të shkelja ligjin

Lapsi.al 31 May 2021
Llalla rrëfen sherret me ish-ambasadorin Donald Lu: Më erdhi në

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rrëfyer përplasjet me ish-ambasadorin Donald Lu.

“Marrëdhëniet e mia me ish-ambasadorin u kthyen në një konflikt personal lidhur me qëndrime që unë mbaja për çështje të caktuara. Ne kemi një problem që përulemi para çdo të huaji. Ajo ndodhi me ambasadorin Lu.

Kemi pasur debate për tema të caktuara sepse ai ndërhynte për të ndikuar në çështje që ai i mendonte ndryshe. Kemi pasur debate për reformën në drejtësi. Unë nuk kamë qenë kundër reformës në drejtësi, por jo sulmit ndaj sistemit të drejtësisë.

U kthye i gjithë shteti kundër sistemit të drejtësisë. Filluan të etiketoheshin të gjithë si kriminelë. Nisi edhe nga vetë presidenti Nishani që u hodh në sulm kundër sistemit. Ndoshta mendonin se në këtë mënyrë do të siguronin privilegje në të ardhmen.

Ia kam thënë Nishanit dhe Metës dhe kujtdo tjetër që nuk është kjo mënyra. Edhe me Lu ky ka qenë debati. Të mos sulmohej i gjithë sistemi. Me zotin Lu u kthye në një konflikt personal. Filluan debatet mediatike dhe sulme të ndërsjella pa pasur një arsye konkrete. Ai nuk po perceptonte dot mendimin ndryshe. Kërkonte që gjithçka të bëhej siç donte ai.

Donald Lu më cilësoi si pengues të reformës në drejtësi. Atë po e bënte parlamenti dhe nuk e di cfarë pengese mund të bëja unë. Prokuroria merrte pjesë vetëm nëpër tryeza” - tha Llalla në një intervistë për Syri TV ku ka prekur edhe përplasjen për hetimin që nisi prokuroria e Fierit për Bankers Petroleum.

“Prokurori i Fierit ka ushtruar në mënyrë korrekte detyrën. Ai ka bërë hetimin për shkak të shpërthimeve që ndodhën në zonën e Fierit. Ky ka qenë dhe një nga rastet kur Lu ka ndërhyrë. Lu më erdhi në zyrë bashkë me një përfaqësues të Bankers.

U ndamë në të njëjtat rrethana. Unë këmbëngula që prokuroria do të vazhdonte hetimet dhe nëse kishte përgjegjësi penale dikush do të shkonte para gjykatës. Kishte banorë që kishin mbetur pa banesa, pa toka dhe pa bagëti. Nuk besoj se edhe sot i kanë marrë ato. Është e vërtetë se sekretari amerikan Tillerson kishte aksione në Bankers.

A ishte hakmarrje? Nëse do të ishte rasti im që do të cenonte interesat e Tillerson do të ishte shumë interesante. A iu cenuan interesat? Pse jo?” – tha Llalla që dha një koment për ambasadoren Yuri Kim që e përshëndeti vendimin për dënimin e tij.

“Normalisht besoj se reagimi i saj ka lidhje me mua. Nuk është se e kam ndjekur. Jam të hequr në jetën private. Nuk e i kam ndjekur me interes deklaratat e ambasadores aktuale. Nuk kam interes për qëndrimet që ajo mban” – tha Llalla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI