Flash

Erdogan arreston dhe ekstradon nipin e Fetullah Gulen

Lapsi.al 31 May 2021
Erdogan arreston dhe ekstradon nipin e Fetullah Gulen

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë gjurmuan, arrestuan e riatdhesuan nipin e Fethullah Gulen, rivalit të madh të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ankaraja e akuzon predikuesin mysliman që jeton prej kohësh në mërgim në SHBA si organizatorin e përpjekjes së dështuar për grusht shteti korrikun e 2016-tës, ku humbën jetën me qindra vetë e u plagosën mijëra të tjerë.

Që prej atëherë, autoritetet turke kanë prangosur me mijëra persona të dyshuar për lidhje me Gylenin, i cili nuk ka pranuar asnjëherë që të ketë pasur gisht në atë ngjarje. Duke cituar burime brenda organeve të sigurisë, Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, njoftoi se nipi i tij, Selahaddin Gulen u soll në Turqi nga agjentët e inteligjencës turke.

Nuk dihet ende se në cilin vend ndodhi arrestimi. autoritetet turke thjesht kanë publikuar të dyshuarit me pranga në duar, por nuk dihet nëse operacioni i agjentëve të shërbimeve sekrete u realizua në marrëveshje me shtetin ku u bë ndalimi i tij.

Selahaddin Gulen akuzohet se i përket “organizatës terroriste FETO”, sic e quan Ankaraja lëvizjen e Fethullah Gulenit. Gulen, i cili jeton në Pensillvani të SHBA-së, këmbëngul se udhëheq një rrjet paqësor kompanish dhe organizatash bamirëse.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, humb jetën i moshuari

Një aksident me vdekje ndodhi sot në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Një makinë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën 78-v...

15:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI