Flash

Basha i përgjigjet kritikëve për djegien e mandateve: Të mençur pas Kuvendit ka boll!

Lapsi.al 31 May 2021
Basha i përgjigjet kritikëve për djegien e mandateve: Të

Lulzim Basha ka folur nga Tropoja për vendimin e djegies së mandateve, për të cilin shumë e akuzojnë si lëvizjen kyçe, që i dha Ramës mundësinë të ndryshojë sistemin zgjedhor me votat e deputetëve zëvëndësues të PD dhe LSI.

Në përgjigjen e tij, Basha nuk është i qartë nëse është penduar apo jo për këtë vendim, por tropojanëve që ishin në takim u solli një shprehje popullore që thotë “të mençur pas Kuvendit e trima pas lufte ka boll”. Basha në anën tjetër u tha demokratëve në takim se nëse nuk do ishin marrë vendimet radikale, atëherë opozita do të kishte qëndruar në kuvend si fasadë e regjimit.

“Siç e dini fare mirë nën drejtimin tim dhe me vendimet e mia, janë ndërmarrë disa prej akteve më të paprecedentë në 30 viteve pluralizëm. Por nuk janë ndërmarrë as për veten time dhe as për fatin tuaj, janë ndërmarrë për ta çliruar Shqipërinë nga ky regjim. Djegia e mandateve kishte një dhe vetëm një objektiv: zgjedhje të parakohshme dhe shembjen një orë e më parë të një parlamenti të dalë nga një tjetër palë zgjedhjesh ilegjitime siç ishin ato të 2017-ës. Sot është e lehtë të rishkruash historinë sepse siç e thotë populli "të mençur pas Kuvendit e trima pas lufte ka boll", por ne duhet të kujtojmë e duhet të jemi të vetëdijshëm se pa këto beteja do të shkonim duke u zvarritur drejt 25 prillit si bashkëfajtorë dhe si fasadave të regjimit dhe jo ballë për ballë regjimit dhe njësoj e bërë njësh me qytetarët, të cilëve ua kthyem bashkë me mandatet edhe besimin. Se edhe betejat ne do të luftojmë e do t'i çojmë deri në fund për ta dhe familjet e tyre. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, sepse njësoj si në 91-shin njerëzit na ndoqën e na besuan” tha Basha.

Kritikët e opozitës ndahen në dy kampe kur flitet për vendimin e djegies së mandateve. Në njërën anë janë ata që thonë se Basha bëri gabim që i dogji mandatet si një tentativë për ta sulmuar Ramën jashtë sistemit, ndërsa në anën tjetër janë ata që thonë se pasi i dogji mandatet, Basha gaboi që pranoi të kthehej prap në sistem, duke pranuar të ulen në tryezë me Damian Gjiknurin.

Të këshilluara

Ndërron jetë elektriçisti në Gjirokastër

Ka ndërruar jetë elektricisti nga Gjirokastra, i cili ka nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën. Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Çabej, 63 vjeç, i cili...

19:50

Plagosje me thikë në Vlorë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në qytetin e Vlorës. Një shtetas raportohet se është sjellë me urgjencë në spitalin rajonal të qyte...

18:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI