Flash

Kosova siguron mbi 1.2 milion vaksina Pfizer

Lapsi.al 28 May 2021
Kosova siguron mbi 1.2 milion vaksina Pfizer

Kosova arrin marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 1 213 290 dozave të vaksinës COVID-19. Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për këtë vend përballë pandemisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se janë të vendosur të vazhdojmë me një ritëm të shpejtë, për të arritur vaksinimin e 60% të qytetarëve deri në 2021.

Njoftimi i bërë nga Vitia:

Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës përballë Covid-19, duke ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe sistemin tonë shëndetësor.

Pas një pune intensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ekipit Negociator të Vaksinës, Kosova ka siguruar doza të mjaftueshme për të kryer vaksinimin përtej grupeve prioritare në përputhje me Planin Shtetëror të Vaksinimit.

Kosova ka një kapacitet të zinxhirit të ftohtë për secilin lloj të vaksinave, duke mundësuar që ato të ruhen sipas standardeve.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me një ritëm të shpejtë, për të arritur vaksinimin e 60% të qytetarëve deri në 2021.

Procesi i vaksinimit po vazhdon të zbatohet në përputhje me të gjitha parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafit mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19 dhe për hartimin e planit shtetëror të vaksinimit COVID-19. Vaksinimi masiv do të jetë një hap i rëndësishëm drejt fitores në luftën tonë kundër COVID-19, përfshirë aksesin e sigurt dhe të plotë në shërbimet vitale.

Vaksinat kundër COVID-19 ofrojnë shpresë, por edhe më tej, do të duhet të kujtojmë masat parandaluese, të tilla si distanca sociale, maskat dhe ventilimi, duke shmangur grumbullimet dhe mjediset e brendshme, ndërsa higjiena e duarve duhet të vazhdojë të mbahet edhe pas vaksinimit.

Të këshilluara

Saimir Tahiri kthehet para gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet përpara gjykatës. Ai do të përballet tashmë në Gjykatën e Lartë e cila ka hedhur shortin dhe relator i çështjes...

20:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI