Flash

Hetuesit e BKH, 338 kandidatë kalojnë testin e arsyetimit logjik

Lapsi.al 28 May 2021
Hetuesit e BKH, 338 kandidatë kalojnë testin e arsyetimit logjik

Është mbajtur konkursi për hetues në BKH dhe janë kualifikuar gjithsej 338 kandidatë. Këta kandidatë kaluan testin e arsyetimit logjik. Kandidatët e kualifikuar në këtë fazë do i nënshtrohen testit fizik. Testimi fizik do të zhvillohet në datat 1-4 qershor.

Njoftimi i BKH:

Në datë 27.05.2021, u zhvillua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Në Testin e Arsyetimit Logjik morën pjesë 363 kandidatë, ku u kualifikuan 338 kandidatë dhe 25 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër. Për të parë rezultatet për secilin kandidatët klikoni në LINK 1.

Kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 01.06.2021 – 04.06.2021 do t`i nënshtrohen Testimit të Aftësive Fizike.

Testimi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë. Për të parë listen e kandidatëtve të kualifikuar dhe që do paraqiten në Testimin e Aftësive Fizike klikoni në LINK 2.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet, si më poshtë.

Në datën 01.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 (një) deri në numrin rendor 85 (tetedhjetë e pesë);

Në datën 02.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 86 (tetëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 170 (njëqind e shtatëdhjetë);

Në datën 03.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 171 (njëqind e shtatëdhjetë e një) deri në numrin rendor 255 (dyqind e pesëdhjetë e pesë);

Në datën 04.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 256 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 338 (treqind e tridhjetë e tetë).

Kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00. Kandidatët duhet të marrin atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese.

Kandidatët para fillimit të Testimit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

Kandidatët para se të marrin pjesë në testim do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fzikisht për të marrë pjesë në këtë testim pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare.

Minimumi i pikëve për kualifikimin e kandidatëve për fazat e mëtejshme të konkurrimit janë të parashikuara tek Rregullorja “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit” dhe informacioni “Mbi zhvillimin e Testit të Aftësive Fizike”, shpallur në ëeb: BKH.al

Falenderojmë gjithë kandidatët që janë bërë pjesë në këtë konkurrim.

Të këshilluara

Në Elbasan 47 persona kanë votuar 312 herë

Nga të dhënat e kryqëzuara në qarkun Elbasan rezultuan se 47 persona janë identifikuar 312 herë nga pajisja PEI. Ndërkohë, nisur nga kjo Marash Logu, përfaqësue...

16:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI