Flash

Çani: Lul Basha djalë i mirë, por duhet të ikte

Lapsi.al 28 May 2021
Çani: Lul Basha djalë i mirë, por duhet të ikte

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ku është shprehur se ai nuk ka asnjë listë të votuesve të anëtarësisë sepse Basha nuk e shikon të arsyeshme që t’i vendosë të gjithë kandidatët në të njëjtat kushte.

Ndërkohë, Arian Çani komentoi duke thënë se edhe pse nuk e sheh si fajtor, Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen. Sipas tij, kreu aktual i PD-së është një djalë që lufton, por në kushtet e stome kushdo që të ishte duhet të ikte. Sipas Çanit, Basha mund të rikandidonte më vonë pas një periudhe kohe.

“Ti e di si funksionojnë gjërat në Shqipëri, shumë rrallë ka ndodhur që liderat të japin dorëheqjen, mund t’i numërosh, janë me gishta, Lul Basha nuk hyn tek ata, unë mendoj që duhet ta jepte edhe pse mund të mos jetë faji i tij që këto zgjedhje nuk i fitoi.

Por edhe nëse nuk është fajtori, unë mendoj që duhet ta jepte dhe mund të rikandidonte më vonë pas një periudhë kohe, s’ka rëndësi sepse ai nuk është dënuar.

Basha është një djalë i mirë në thelb dhe djalë që lufton, por problemi është që në kushtet aktuale, kushdo që të ishte duhet të ikte. Pse futesh në një garë të pabarabartë? Kur ti vetë e ke thënë siç e kanë thënë edhe këta rivalët e tjerë që listat e anëtarësisë, minimumi duhet t’i kishit, nuk i keni” – tha Çani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova siguron mbi 1.2 milion vaksina Pfizer

Kosova arrin marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 1 213 290 dozave të vaksinës COVID-19. Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për këtë vend përballë pandemi...

20:31

Saimir Tahiri kthehet para gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet përpara gjykatës. Ai do të përballet tashmë në Gjykatën e Lartë e cila ka hedhur shortin dhe relator i çështjes...

20:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI