Flash

Zbulohet ferma me 2600 rrënjë kanabis në Igumenicë, pranga dy shqiptarëve, tre shpallen në kërkim

Lapsi.al 27 May 2021
Zbulohet ferma me 2600 rrënjë kanabis në Igumenicë, pranga

Policia greke ka gjetur një plantacion tjetër të mbjellë me hashash, në një zonë pyjore të Igumenicës. Ky plantacion është zbuluar vetëm disa ditë pas zbulimit të një tjetër plantacioni, e në të njëjtën zonë.

Me një distancë prej 3 kilometrash nga njëra tjetra, policia asgjësoi 2.606 fidanë, të lartë deri në një metër secila. Po ashtu, janë sekuestruar dy kilogramë kanabis, armë dhe gëzhoja. Në gjetjen e plantacionit të parë, janë arrestuar nga policia dy shqiptarë, si dhe janë identifikuar identitetet e tre bashkatdhetarëve të tyre.

Dy të parët janë arrestuar javën e kaluar, e aktualisht ndodhen në ambientet e paraburgimit. Gjithashtu gjatë kërkimeve të policisë në parcelë, është gjetur një kasolle e improvizuar prej druri, brenda së vilës, ishte fshehur e ruhej me kujdes bimësi e dendur, rroba, ushqime dhe sende të ndryshëm personale.

https://www.youtube.com/watch?v=ZsVdszlhsrs

Të këshilluara

BE hedh në gjyq Astra Zenecan

Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave pë...

17:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI