Flash

Rikthehen tifozët, Komiteti Teknik i Ekspertëve jep lajmin e shumë pritur

Lapsi.al 27 May 2021
Rikthehen tifozët, Komiteti Teknik i Ekspertëve jep lajmin e

Ky sezoni nisi dhe do të përfundojë pa tifozë pavarësisht se në javën e fundit në stadiumet kryesore u panë tribuna thuajse plot. Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet duhet të presin akoma për të lejuar zyrtarisht tifozët në stadium, kjo do të ndodh nga 1 korriku dhe sigurisht me një numër të reduktuar. Komitenti Teknik i Ekspertëve në daljen e fundit për mediat njoftoi masat e reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19: “Duke filluar nga 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve në kapacitet të reduktuar me 30%”.

Në këtë mënyrë klubet shqiptare do të kenë mundësi që ndeshjet në para eliminatoret e kupave të europës ti zhvillojnë me tifozëve, sigurisht me një kapacitet të reduktuar. Pak ditë më parë, FSHF i dërgojë një letër MSH ku i kërkonte që finalja e Kupës së Shqipërisë, në program për tu zhvilluar më 31 maj në “Air Albania” të zhvillohej me tifozë, me një numër të reduktuar, por kjo kërkesë është hedhur poshtë në këtë mënyrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Finalja ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë do të zhvillohet pa tifozë, gjithnjë nëse nuk ndodh si në javën e fundit të Superligës ku tifozët në një numër të konsideruar ndoqën “live” ekipet e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI