Flash

Moti, të premten rikthehen reshjet e shiut

Lapsi.al 27 May 2021
Moti, të premten rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura më tepër të theksuara në zonën e veriut, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Në zonën e qendrës dhe atë të jugut mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Në veri vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në periudha afatshkurtra shtrëngatat do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12-15m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 23°C

zonat e ulëta 11°C deri në 26°C

zonat bregdetare 12°C deri në 25°C

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI