Flash

Integrimi, Rama pret ministrin gjerman: Shqipëria i ka bërë detyrat. Miratimi i kornizës negociuese çështje e brendshme KE

Lapsi.al 27 May 2021
Integrimi, Rama pret ministrin gjerman: Shqipëria i ka bërë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministrin gjerman Roth tha se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj për në BE.

Rama: Pata nderin të prisja një mik të shqiptarëve, një avokat të rrugës evropiane.Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme në prag të një tjetër kohe që KE do të vendosë për një vendimmarrje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Më vjen mirë që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar një vendimin e marrë për çeljen e negociatave dhe mbajtja e konferencës është thjesht dhe vetëm çështje e këshillit evropian në një moment kur përtej faktit që duket se ka një prirje pozitive, BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike që lidhet me ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Natyrisht që unë nuk mundet veçse të përsërisja të njëjtën gjë, që të them me bindje dhe fakte sipas nesh që ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën dhe duke thirrur konferencën.

Tani a do të ndodhë kështu nuk e dimë, se kjo varet nga sa do të arrihet të zgjidhet ngërçi me Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe sa kjo do jetë e gatshme të heqë barrikadën.

Por çfarë është e rëndësishme ne sidoqoftë kemi një mbështetje të zëshme dhe të përgjithshme nga të gjitha vendet dhe posaçërisht nga Gjermania. Uroj shumë që në këtë sezon të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania, i thashë dhe ministrit ndryshe nga ca mund të perceptohej nga deklarata e ministrit të shëndetësisë atje, ne jemi vendi më i përshtatshëm për pushime.

Të këshilluara

BE hedh në gjyq Astra Zenecan

Komisioni i BE e ka paditur prodhuesin e vaksinave për uljen drastike të dërgesave në BE. Komisioni i BE e ka akuzuar prodhuesin britanik-suedez të vaksinave pë...

17:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI