Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Hapja e dosjeve të "Gërdecit" dhe "21 janarit"/ Reagon Berisha: Po përtypet plehu i vjetër

Lapsi.al 27 May 2021
Hapja e dosjeve të "Gërdecit" dhe "21 janarit"/

Ish-kryeministri Sali Berisha bën komentin e parë për hapjen e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 janarit”. Në emisionin “PolitikOn” në RTV Ora ai thotë se nuk ka pasur asnjë implikim të tij në këto çështje dhe se akuza e ish-kryeprokurores Ina Rama për Gërdecin se “është vrasje me dashje” gjykatësi e shndërroi “në vrasje pa dashje”.

“Unë s'kam asnjë lidhje me hapjen çështjeve të Gërdecit dhe 21 janarit. Kur unë thoja se nuk kam pasur asnjë informacion për gjendjen në Gërdec. Ka pasur ndonjë gazetar që thoshte të kundërtën, por nuk kam pasur. Thonë se kam fshehur një dokument, por është një gënjeshtër e turpshme.

Akuza e Ina Ramës për Gërdecin është “vrasje me dashje”. Natyrisht që gjykatësi e shndërroi në “vrasje pa dashje” dhe janë dënuar 40 persona. Nuk i njoh vetës asnjë imunitet dhe parashkrim. Ta harrojnë se ka imunitet Sali Berisha. E gjithë kjo tymnajë përtyp plehun e vjetër” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI