Flash

Gjykata e ka dënuar me 3 vite burg, arrestohet mashtruesja në Tiranë

Lapsi.al 27 May 2021
Gjykata e ka dënuar me 3 vite burg, arrestohet mashtruesja në

32-vjeçarja Marida Shehi, e cila ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi” është vënë në prangat e policisë. Policia e Tiranës ka kryer edhe disa arrestime të tjera për vepra të ndryshme penale. Një 22-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.P., 44 vjeç dhe I. I., 36 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. P., 59 vjeç, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa prona (toka buqësore) në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamëz.

Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, sepse nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit”, njofton policia. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Moti, të premten rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Moti do të jetë me vranësira ...

15:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI