Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Berisha ndryshe nga Basha: U habita që zgjedhjet në PD do mbahen kaq shpejt

Lapsi.al 27 May 2021
Berisha ndryshe nga Basha: U habita që zgjedhjet në PD do mbahen kaq

I ftuar në emisionin “PolitikOn” në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në PD. Ai tha se detyra më kryesore për PD-në në këtë moment ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

“Ato që thotë Nishani, për të cilin kam respekt si bashkëpunëtor, përveç fjalëve në ajër nuk kam të dhëna konkrete. Lulzim Basha nuk ka ndikuar në këtë proces nuk e besoj. Ai shpalli fushatën zgjedhore. Unë kam pasur një ligj, që kjo situatë më bën që të heq dorë, sepse nuk jam ai që kam qenë. Unë do të isha shprehur më parë.

Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. E di që kjo që do them nuk u pëlqen të gjitha palëve aty, por unë do ta them. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

E dyta, pa asnjë diskutim duhej një edhe një analizë serioze e veprimtarisë së PD-së. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një vendim që e votoi Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit atëherë në vendosa që të hesht dhe të mos merrem se ishte një vendim unanim” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI