Flash

577 kg kanabis, dalin para gjykatës 3 të ndaluarit

Lapsi.al 27 May 2021
577 kg kanabis, dalin para gjykatës 3 të ndaluarit

U zhvillua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë seanca për masën e sigurisë ndaj tre shtetasve të ndaluar nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni”, ku u sekuestruan 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone. Për Mandi Begajn, Herman Muçajn dhe Ëngjëllush Mukajn, 3 të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike, u dha masa e arrestit me burg.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Arqile Bashaj dhe prokurori Kledjan Llahaj. Tre të ndaluarit kanë deklaruar se kanë arsim 8-vjeçar, ndërsa Mandi Begaj ka qenë më herët i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI