Flash

"Zgjohet" SPAK/ I kërkon KAS t’i japë provat për zgjedhjet në Durrës

Lapsi.al 26 May 2021
"Zgjohet" SPAK/ I kërkon KAS t’i japë provat për

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar informacion Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në lidhje me akuzat për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit.

“Jemi njohur nga burime të hapura, se përfaqësuesit e subjekteve politike, kanë depozituar pranë jush prova që mund të hedhin dritë në lidhje me autorët e mundshëm të veprës penale, kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së kësaj vepre në Qarkun Durrës.

Sa më sipër kërkojmë nga ana juaj të na vini në dispozicion çdo provë, kryesisht ato shkresore, audio e video që ju keni administruar gjatë procesit administrative të ankimeve në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara në qarkun Durrës dhe që mund t’i shërbejë procesit penal” - shkruhet në shkresën zyrtare.

KAS zhvilloi të martën një dëgjesë lidhur me pretendimet e palëve të opozitës. Përfaqësuesi i PD-AN, Marash Logu u shpreh se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në këtë qark. Kërkesat e tij nuk u morën parasysh, duke rrëzuar kërkesën për shpalljen e paligjshmërisë së procesit të 25 prillit në qark.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI