Flash

Gjykata e Lartë nuk pranon, Shullazi dhe banda do vazhdojnë të qëndrojnë në izolimin '41bis'

Lapsi.al 26 May 2021
Gjykata e Lartë nuk pranon, Shullazi dhe banda do vazhdojnë të

Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër “41bis”.

Një kolegj tre anëtarësh i Gjykatës së Lartë nuk ka pranuar kundërshtimet e bëra nga të pandehurit ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tyre në regjimin e sigurisë së rreptë, sipas news 24.

Shullazi dhe grupi po vuajnë një dënim me 55 vite burg në total dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzat e “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. 

Ndërkohë çështja penale po shqyrtohet në Apel, por nuk ka ende një vendim

Afati 1-vjeçar që Shullazi duhet të qëndrojë në “41 biss” sipas vendimit të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj përfundon në gusht 2021. Nuk dihet nëse Gjonaj do të miratojë sërish një vendim të tillë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI