Flash

Vendimi/ Kushtetuesja, pro Ramës apo pro Metës?

Lapsi.al 25 May 2021
Vendimi/ Kushtetuesja, pro Ramës apo pro Metës?

Në pak rreshta njoftim mbi konfliktin Rama-Meta për emërimin ose jo të Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm, kuptohet se Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur të mos përfshihet direkt në përplasjen mes kryeministrit dhe presidentit, që provokoi një krizë institucionale në fillim të 2019.

Cakaj, në atë kohë 28 vjeç, u propozua Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Rama, por presidenti Meta refuzoi ta dekretonte. Sipas kreut të shtetit, në këtë post duhej një person me përvojë dhe Cakaj kishte bërë deklarata që ai i konsideroi "të rrezikshme" mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

https://lapsi.al/2019/01/10/kjo-eshte-deklarata-e-gent-cakajt-qe-e-pengoi-te-behej-minister-i-jashtem-i-shqiperise/

Ngërçi institucional zgjati disa javë, deri kur Rama zgjodhi ta merrte vetë postin e Ministrit të Jashtëm, duke lënë Cakajn zv.ministër në të njëjtin institucion. Më pas, Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se Meta shkoi përtej kompetencave të tij.

Por Kushtetuesja njoftoi sot se e ka pushuar çështjen për mosmarrëveshjen e kompetencës, duke lënë pa përgjigje pikëpyetjet se kush pati të drejtë, Rama apo Meta. Për këtë vendim të pushimit të çështjes nuk ka një arsyetim.

Duket se gjykatësit e Kushtetueses kanë arsyetuar se mosmarrëveshja për Cakajn u zgjidh, kur Rama vendosi ta mbajë vetë postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, kësisoj konflikti nuk ekziston më. Por përtej kësaj, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë preferuar të mos bëjnë një matje të forcave për vendimin, që do të lexohej si kontrolli i Ramës apo i Metës mbi Gjykatën Kushtetuese.

https://lapsi.al/2019/10/17/akuza-e-haradinajt-cakaj-punoi-fshehtas-kunder-kosoves-reagon-ministri-shqiptar/

Por të mos u shfaqur krejt sterilë, gjykatësit kanë bërë një interpretim të nenit 98 pika 1 e Kushtetutës, si më poshtë, ndërsa paralajmërojnë se arsyetimi i plotë do të publikohet brenda afateve ligjore:

- Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

- Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.

- Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

- Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI