Flash

Ish-këshilltari i Trump: Covid-19, një fabrikim për të zhvendosur vëmendjen nga zgjedhjet presidenciale në SHBA

Lapsi.al 25 May 2021
Ish-këshilltari i Trump: Covid-19, një fabrikim për të

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, beson se pandemia e Covid-19 është një fabrikim për të zhvendosur vëmendjen nga zgjedhjet e vitit 2020. Në një intervistë të dhënë të premten, Flynn, një nga figurat e njohura të teorisë së konspiracionit QAnon, tha se virusi u krijua para 3 nëntorit “për të fituar kontrollin” e shoqërisë.

“Kur shikon nëpër botë, të lind pyetja pse të gjitha këto vende nuk i kanë problemet që ne vazhdojmë t’i kemi në këtë vend kur bëhet fjalë për Covid? Pse? Sepse gjithçka, gjithçka dhe kjo është e vërteta ime, ajo që unë besoj, gjithçka është një shpërqendrim nga ajo që ndodhi më 3 nëntor”, vazhdoi ai.

“Gjithçka që ne dëgjojmë për Covid, dhe si Covid filloi para 3 nëntorit, e gjitha ka për qëllim të kontrollojë, e gjitha ka për qëllim të fitojë kontrollin e një shoqërie, që të imponojë vendimet e shoqërisë, në vend që t’i lejojë njerëzit t’i marrin vetë ato”, citohet ai nga “The Independent“.

Flynn është aktualisht gjeneral-lejtnant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në pension.

Ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit të sigurimit kombëtar të Trump në janar dhe shkurt 2017 para se të jepte dorëheqjen për shkak të raportimeve se kishte gënjyer për kontaktin e tij me një zyrtar rus.

Ai më vonë u deklarua fajtor për fshehje të së vërtetës FBI-së në lidhje me komunikimet e tij me ambasadorin e Rusisë në SHBA në atë kohë. Në fund të mandatit të Trump, ai ishte njëri nga njerëzit e falur nga presidenti.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit të Fierit. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve, ka mbetur e plagosur një grua që ndodhej në ...

17:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI