Flash

Covid, Greqia bëhet gati për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

Lapsi.al 25 May 2021
Covid, Greqia bëhet gati për vaksinimin e fëmijëve mbi 12

Greqia po përballet me një moment aspak të lehtë nga COVID-19. Numri i të infektuarve në një ditë i kalon disa mijë, ndërsa viktimat, afërsisht variojnë në 50 në ditë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar për mediat greke se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për të vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç.

“Sapo të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, do e aplikojmë edhe ne, vaksinimin e fëmijëve”, tha kryeministri.

Gjithashtu Mitsotakis, tha se vendi po kontribuon fuqimisht për sigurimin e vaksinave, në një treg, ku asgjë nuk është e lehtë.

“Së shpejti arrijmë objektivin tonë sa i përket të vaksinuarve dhe asaj që quhet si imuniteti i popullsisë. Ende nuk kemi fituar betejën me COVID-19, por do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë”, theksoi kryeministri grek.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit të Fierit. Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve, ka mbetur e plagosur një grua që ndodhej në ...

17:40

Kosova tërhiqet nga reciprociteti me Serbinë

“Qeveria në pushtet e Kosovës nuk e sheh zgjidhje reciprocitetin me Serbinë!”. Kjo deklaratë vjen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Koso...

17:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI