Flash

Alpha Bank në shitje/ Greqia e shqetësuar për humbjen e tregut shqiptar

Lapsi.al 25 May 2021
Alpha Bank në shitje/ Greqia e shqetësuar për humbjen e tregut

Banka e fundit greke në Shqipëri ka dalë në shitje dhe kjo zbythje nga tregu që dikur e ka pasur krejtësisht nën kontroll, ka shqetësuar me sa duket qeverinë greke. 

“Qeveria greke është shumë e shqetësuar pas vendimit të Alpha Bank për të shitur filialin e  saj në Shqipëri, pasi çështja konsiderohet veçanërisht e rëndësishme në lidhje me përparësitë e politikës së jashtme të vendit, si dhe me marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë”, - raportonte dje businessdaily.gr.

Këtë shqetësim e ka pasqyruar në një shkrim të saj edhe revista e specializuar ekonomike, "Monitor". Sipas saj, drejtuesit ekzekutivë e kanë motivuar këtë vendim me ristrukturimin e operacioneve ndërkombëtare të bankës. Strategjia përfshin shitjen e filialit në Shqipëri dhe të atij në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa parashikohet që grupi bankar grek të vazhdojë të mbajë bankat e veta në Rumani dhe Qipro.

Ky vendim është marrë mbështetur në përfitueshmërinë e aktivitetit të secilës bankë. Me sa duket, për Shqipërinë kjo përfitueshmëri është cilësuar e pamjaftueshme, ndërsa grupi ka konstatuar ecuri pozitive të aktivitetit në Rumani, me rritje domethënëse të aktivitetit dhe të përfitueshmërisë.

Sipas raportimeve të mediave qeveria greke ka kërkuar shpjegime prej bankës lidhur me këtë vendim. Ato citojnë burime nga ministria e jashtme dhe kabineti i Kryeministrit të vendit, që janë shprehuar të shqetësuara për ndikimin që ky vendim mund të ketë për praninë ekonomike dhe ndikimin e Greqisë në Shqipëri.

Në fillim të viteve 2000, dhe para krizës kreke fqinjët tanë zinin një vend kryesor në tregun bankar shqiptar me NBG, Tirana Bank, Alpha dhe Emporiki të cilat sipas Monitor zotëronin reth 41% të tregut të kredidhënies. Por pas krizës së 2009, që rrezikoi daljen e vendit nga euro, grupet bankare greke vendosën të shisnin shumicën e filialeve të tyre ndërkombëtare, me qëllim forcimin dhe konsolidimin e aktivitetit të tyre në Greqi. Kjo solli që sot Alpha bank të mbetej e vetmja në tregun shqiptar përpara vendimit të largimit. Ende nuk ka informacione se kush do ta blejë kapitalin e saj.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI