Flash

Analiza/ PD po hyn në epokën e post berishizmit

Lapsi.al 24 May 2021
Analiza/ PD po hyn në epokën e post berishizmit

Me sa duket do të duhej një ndërhyrje madhore nga jashtë, që PD të ndahej me traditën 30 vjeçare të njeriut që e themeloi dhe e udhëhoqi. Pas shpalljes “non grata” nga sekretari i shtetit Blinken, selia blu nuk po gjen kurajon, vullnetin dhe dëshirën për të mbrojtur bilancin e Sali Berishës. I etiketuar si ‘minues i demokracisë” dhe “shpërdorues i parasë publike”, ish presidenti dhe kryeministri po sheh se askush nga ata të cilëve ai u pasoi partinë, nuk po i del në krah.

Lexo me tej:

Kush e ka tradhëtuar Berishën? Krahasoni qëndrimet e Bashës dhe Metës

Por, fillimi i një faze post berishiste në PD, nuk përkon vetëm me shitjen që partia po i rezervon liderit historik. Ka edhe shumë elementë të tjerë, që tullë pas tulle, po ngrejnë murin e ndarjes me historinë e së shkuarës.

♦Kështu psh, PD-ja, pati turp ta nxjerrë në publik Berishën gjatë fushatës zgjedhore para 25 prillit prandaj Basha, i kompleksuar nga Rama dhe i këshilluar nga spin doctorsat e tij izraelitë e mbajti atë të fshehur gjatë gjithë garës.

♦Një element tjetër lidhet me pretendimin e opozitës se i janë vjedhur zgjedhjet, se në 25 prill u bë një masakër elektorale. Por një PD berishiste nuk do të sillej kurë as kaq e squllët, as kaq pasive ndaj këtij fakti. Nëse fryma berishiste do të ekzistonte, opozita do të qe sot në protesta dhe do kishte përqafuar me kohë rugën radikale, pa u kompleksuar nga ambasadorët, ashtu sikurse bëri gjatë periudhës 1997-2005.

♦Një fakt tjetër i hendekut të krijuar është se asnjëri nga 4 kandidatët në garë, që nga Lulzim Basha e deri tek Edit Harxhi, që gëzon reputacionin e njeriut më pranë familjes Berisha, nuk ka guxuar ta kritikojë vendimin e fortë të DASh për shpalljen “non grata”. I pyetur në konferencën për shtyp të së hënës pasdite, Agron Shehaj, duke shpjeguar arsyet e kandidimit të tij tha me plot gojën: “non comment” për këtë patate të nxehtë. 

Refuzimi i Bashës për Juri Kim/ A e beson Berisha?

Po si mund të mos ketë qëndrim asnjëri nga kandidatët për të udhëhequr PD në lidhje me trashigiminë e Berishës, të cilën amerikanët po e etiketojnë si të korruptuar dhe anti demkratike? Kjo është një gjë e paperceptueshme.  

♦Një argument tjetër, efektet e të cilit janë më të shtrira në kohë, por që frytet po i jep tani, është ai se asnjëri nga bashkëpunëtorët e Berishës nuk është më në PD. Bode, Topalli, Patozi, Pollo, Imami, Bregu, Ruli, tashmë janë larguar përfundimisht drejt rrugëtimeve të tjera. Asnjëri nga pjestarët e kabinetit të fundit me të cilin Berisha myblli qeverisjen e vitit 2013 (Basha atëherë ishte në Bashki), nuk ka sot pozitë të fortë në PD.

Andi Bushati: A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

Dhe kjo zbehje e ngadaltë e rolit të doktorit, që hap pas hapi u bë mbreti i Facebook-ut, por humbi dominimin mbi partinë, po i jep rezultatet se saj. Sot pro kolonelit të plakur nuk ka kush të shkruajë më, por nëse po ndodh kështu, kjo është pazgjithshmërisht e lidhur edhe me zgjedhjet që vetë Berisha ka bërë.

 ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI