Flash

Kryesia e PD vendos/ Vetëm 4 kandidatë në garën për Kryetar, 5 skualifikohen

Lapsi.al 23 May 2021
Kryesia e PD vendos/ Vetëm 4 kandidatë në garën për

Kryesia e PD-së e mbledhur pasditen e së dielës vendosi unanimisht që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë. Ata do të jenë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.

Kryesia e PD-së ka vendosur që të skualifikojë nga gara Ibsen Elezin, Admir Mulaj, Edmond Vrapin, Sabri Hoxhën dhe Mirjan Jashanllarin.

Mbledhja që zgjati rreth 1 orë u zhvillua pa praninë e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve është larguar nga selia blu, për të mos marrë pjesë në mbledhje për shkak të konfliktit të interesit.

Mbledhja është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre për zgjedhjet që mbahen në 13 qershor.

Përpara mbledhjes së kryesisë kandidati Fatbardh Kadilli i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik. Kadilli rreshtoi 5 kërkesa bazë për kryesinë e PD-së, ku nënvzoi se duhet të organizohet tre debate televizive të hapura, për publikun dhe median. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rita Ora nis bashkëjetesën me regjisorin

Këngëtarja Rita Ora dhe partneri i saj ,regjisori Taika Waititi e kanë cuar romancën e tyre në një tjetër nivel. Mediat e huaja kanë raportuar se Rita Ora ës...

15:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI