Flash

Sherr me thika në Divjakë, plagoset një 28-vjeçar, në pranga autori

Lapsi.al 22 May 2021
Sherr me thika në Divjakë, plagoset një 28-vjeçar, në

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Grabian të Divjakës. Mësohet se 28-vjecari S.Q, është plagosur me thikë nga 31-vjeçari Sandri Jonuzi i cili është arrestuar sot nga Policia. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta teksa Jonuzi tashmë akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Divjakë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i ngjarjes. Në datë 21.05.2021, rreth orës 22:35 njoftohemi se në fshatin Grabian, Divjakë, është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe prangosjen e autorit.

Në fshatin Grabian, shtetasi S. J., pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. Q., 28 vjeç, banues në Grabian, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Grabian, Divjakë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së

Agron Shehaj kandidon për kryetar të PD-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shehaj përmes një postimi në ‘Facebook’. REAGIMI I SHEHAJT Shqipëria ka sot nev...

12:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI