Flash

Kush e ka tradhëtuar Berishën? Krahasoni qëndrimet e Bashës dhe Metës

Lapsi.al 22 May 2021
Kush e ka tradhëtuar Berishën? Krahasoni qëndrimet e Bashës
Me Sali Berishën po ndodh drama e përsëritur e një filmi tashmë të parë. Shqiptarët e kanë shikuar atë me dyshen Nexhmije Hoxha- Ramiz Alia. E para u angazhua në eleminimin e të gjithë të afërmve të Enverit me bindjen se atë dhe familjen e saj do i mbronte Ramiz Alia. Por ajo u burgos e para me konsensusin e ish presidentit që përkrahu vetë. Edhe Berisha po tradhëtohet nga i projektuari si pasardhës, pikërisht në ditën që ka më shumë nevojë. Për këtë, boll të shikosh dy elementë. "Mbrojtjen" që i bëri Basha ish liderit të PD, pasi ai u shpall non grata nga sekretari i shtetit Blinken dhe qëndrimin që mbajti për këtë akt presidenti Meta. Lexo me tej:

Andi Bushati: A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

Basha flet për keqardhje, Meta për fletërrufe. I pari thekson rolin e SHBA si aleat strategjik (pikërisht në ditën që kanë nxirë Berishën), i dyti për atë të një lobimi të porositur nga kleptokracia e Tiranës. Luli i shmanget faktit nëse akuzat janë ose jo të bazuara, presidenti i quan ato “të shëmtuara, të pabesa dhe të poshtra”.   Ilir Meta gjithashtu e vendos këtë akt në sfondin aspak të pafajshëm kohor kur ai ndodhi: “Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”. Lexo më tej:

Berisha ‘non grata’ në SHBA, reagon Meta: ‘Fletërrufe’ e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë

Ndërsa nga ana tjetër Basha as nuk e lidh aktin e shpalljes non grata me periudhën pas zgjedhore dhe arratiset dhjetë vite më parë duke e përshkruar Berishën si një fosile politike që ka pasir dikur sukseset e veta: “Vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Berisha ‘non grata’ në SHBA, reagon Basha: Vendim pa asnjë bazë konkrete, të bëhet transparencë me fakte e dokumenta

Boll të bësh këtë krahasim me një thjeshtësi elementare për të kuptuar se si e ka shitur PD-ja e re dhe humbëse e Bashës ,liderin historik të së djathtës. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI