Flash

Plagosja në Poshnjë, 2 të arrestuar, 4 të shpallur në kërkim

Lapsi.al 22 May 2021
Plagosja në Poshnjë, 2 të arrestuar, 4 të shpallur në

Drejtoria e Policisë së Beratit dhe ajo e Fierit në koordinim, kanë arrestuar dy persona për plagosjen e Iljaz Ismailit në Poshnjë, 33 vjeç, i cili sapo ishte kthyer nga Anglia.

Të arrestuarit janë Adriatik Shanabaj, 35 vjeç dhe Aurel Filaj, 32 vjeç. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë katër persona të tjerë.

Sipas Policisë së Berat, "zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poshnje ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I.I., 33 vjeç, bazuar në veprimet hetimore për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe në provat e grumbulluara, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me DVP Fier bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy prej autorëve të dyshuar të ngjarjes: Ata janë, shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.

Në vijim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim."

Të këshilluara

Plagosje me armë në Urën Vajgurore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Poshnje në Urën Vajgurore. Një 33-vjeçar raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri. M...

20:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI