Flash

Plagosi 2 qytetarë gjatë një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 22 May 2021
Plagosi 2 qytetarë gjatë një konflikti, arrestohet

Një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është arrestuar sot në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skënderbeg”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. D. 36 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.

36-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, më datë 25.08.2020, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj. 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N.P. 24 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, të cilit pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Të këshilluara

Greqia legalizon kanabisin mjekësor

Parlamenti grek miraton projektligjin për kanabisin mjekësor. Mësohet se me 158 vota “pro”, projektligji i Ministrisë së Zhvillimit kaloi me votat e deputetëve ...

15:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI