Flash

Shqipëria, vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në kontinent

Lapsi.al 21 May 2021
Shqipëria, vendi me vdekshmërinë foshnjore më të

Vdekshmëria foshnjore u ul lehtë gjatë vitit 2020 në Shqipëri nga rekordi negativ i shënuar në vitin 2019 ndërsa vijon të mbetet shumë më e lartë se sa vendet normale të Bashkimit Evropian. Të dhënat e publikuara të enjten nga Instituti i Statistikave tregojnë se 281 foshnja vdiqën gjatë vitit të kaluar pa mbushur një vjeç, me një rënie të lehtë nga 294 vdekje të foshnjave në vitin 2019. Vdekshmëria foshnjore, një nga treguesit kyçë të matjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe gjendjes ekonomike e sociale të vendit, ra nga 10.3 në 10 për çdo mijë lindje të gjalla.

Shqipëria prej vitesh mban rekordin negativ sa i përket vdekshmërisë foshnjore në kontinentin evropian dhe është akoma më keq në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Të dhënat e vitit 2020 për kontinentin nuk janë të disponueshme por të dhënat e vitti 2018 të publikuara nga Eurostat tregojnë se mesatarisht në BE kishte 3.4 vdekje nën 1 vjeç për çdo mijë lindje të gjalla. Në Estoni vdekshmëria foshnjore ishte vetëm 1.6% ndërsa në Maltë, vendi me vdekshmërinë më të lartë, ishte 6.6%. Në vendet e rajonit tonë, Maqedonia e Veriut e ka 5.7 ndërsa Serbia 4.9%.

Një investigim i BIRN në vitin 2018 zbuloi se mungesa e investimeve të përshtatshme për kujdesin e të porsalindurve, veçanërisht mungesa e inkubatorëve ishte një prej shkaqeve të vdekjeve të foshnjave.

Shqipëria ka pasur një histori të dhimbshme me vdekshmëri foshnjore shumë të lartë, situatë që erdhi në përmirësim përgjatë dekadave, me përjashtim të tetë viteve të fundit. Niveli më i ulët i vdekshmërisë foshnjore u shënua në vitin 2015 me 7 vdekje për mijë lindje të gjalla./  BIRN

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do keëtë reshje. Edhe pse mëngjeset e...

15:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI