Flash

Rusia “sfidon” Defender 21 në Shqipëri, nis stërvitjen paralele ushtarake në Serbi!

Lapsi.al 21 May 2021
Rusia “sfidon” Defender 21 në Shqipëri, nis

Në kohën kur në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri po zhvillohet “Defender Europë 21”, stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore dhe më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, Rusia dhe Serbia nisën dhe ato një stërvitje të përbashkët ushtarake pran Beogradit, si për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës për ruajtjen e influencës së vet në rajon.

Ministritë e mbrojtjes serbe dhe ruse thanë se trajnimi i përbashkët i rreth 200 trupave speciale do të përfshijë “shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak”, gjuajtjen me municione të vërteta dhe sulmet “anti-terroriste”.

Serbia, anëtare e partneritetit të NATO-s për Paqen dhe që kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka vazhduar të farkëtojë marrëdhënie të ngushta ushtarake, ekonomike dhe politike si me Rusinë, ashtu edhe me Kinën.

Në stërvitjen, “Defender Europe 21”, sakaq marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete.

Shqipëria ka rol kryesor në këtë stërvitje si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore./ tch

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do keëtë reshje. Edhe pse mëngjeset e...

15:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI