Flash

OBSH: Numri i viktimave nga Covid-19 mund të jetë tre herë më i lartë

Lapsi.al 21 May 2021
OBSH: Numri i viktimave nga Covid-19 mund të jetë tre herë

Numri i viktimave nga koronavirusi mund të jetë tre herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë. Deklarata u bë nga ndihmësdrejtorja e Përgjithshme e OBSH-së, Samira Asma. OBSH-ja vlerëson se deri në muajin maj 2021 rreth 3 deri në 4 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

“Në të vërtetë ky numër mund të jetë dy ose tre herë më i lartë. Kështu që unë mendoj se mund të jenë rreth 6 deri në 8 milionë vdekje”, tha Asma. Ndërsa analisti i të dhënave në OBSH, William Msemburi dha detaje të kësaj llogaritjeje.

“Ky vlerësim përfshin vdekjet e pa raportuara si dhe vdekjet për shkak të mungesës së kapacitetit spitalor, masave të izolimit që kanë kufizuar lëvizjen dhe faktorëve të tjerë”, tha ai. Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Qeveria e Kinës i ka hedhur poshtë akuzat për daljen e virusit nga laboratori. Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë ka udhëtuar në Vuhan në janar, për të hetuar origjinën e virusit. Ekipi e ka hedhur poshtë teorinë që virusi të ketë dalë nga laboratori, por hulumtimi i tij është mbështetur në mostra dhe prova të siguruara nga zyrtarët kinezë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI