Flash

Vëzhguesit e 400 kg kokainë, policia përqëndron hetimet në portin e Durrësit

Lapsi.al 20 May 2021
Vëzhguesit e 400 kg kokainë, policia përqëndron hetimet

Autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë zgjeruar hetimet në lidhje me zbulimin e rrjetit të plotë të personave të përfshirë në trafikimin e 400 kg kokainë e nisur Brazili, e cila u bllokua në Lipjan ditët e fundit.

Burime të policisë thanë se po kryejnë verifikime për të parë nëse gjatë mbërritjes së kontejnerit po ashtu edhe gjatë qendrimit të tij në magazinat e portit të Durrësit, ka pasur persona të cilët kanë mbikqyrur procesin.

Edhe pse hetimi ka nisur që prej fillimit të muajit maj nga pala shqiptare nuk bëhet më dije sesa persona janë të përfshirë. Mes të arrestuarve në Kosovë është edhe një prej administratorëve të firmës MC FOOD i identifikuar si Izet Sheqiri.  Ndërsa për ortakun e tij, Bledar Habili, më origjinë nga Shqipëria burimet bëjnë me dije se ndaj tij nuk ka një procedim penal.

Një ditë më parë gjykata themelore në Prishtinë ka dhënë masën e sigurisë arrest më burg për 7 të arrestuarit, të cilët ranë në pranga në momentin e magazinimit të kontejnerëve në Lipjan.

Në vendimin e gjykatës thuhet se kjo masë shtrenguese është dhënë për shkak të dyshimeve se të arrestuarit mund të arratisën por edhe të ndikojnë në hetimin e kësaj çështje, duke prishur provat ose trembur dëshmitarët.

Kapja e sasisë së kokainës më vlerën mbi 20 milion euro, e cila ishtë nisur nga porti i Of Santos në Brazil më destinacion Lipajnin e Kosovës, u bë në bashkëpunim mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe nën kordinimin e DEA-s amerikane./ ora news

Të këshilluara

Të shtëna me armë, pranga 40-vjeçarit

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ngjarja është...

10:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI