Flash

Shpërblimi/ Kalon Vetingun prokurori, që gënjeu për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Lapsi.al 20 May 2021
Shpërblimi/ Kalon Vetingun prokurori, që gënjeu për vrasjen

Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa që hetoi prokurorin ishte e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Roland Ilia. Gjatë një seance dëgjimore të shkurtër dy ditë më parë ishte diskutuar vetëm për 129 mijë lekë të qarkulluara brenda familjes dhe për 1.4 milion lekë lidhur me blerjen e një shtëpie në vitin 2013.

Komisioni nuk kishte marrë parasysh një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mbi figurën e Shehut.

Por për Alfred Shehun u la jashtë vëmëndjes një moment i freskët dhe shumë i rëndësishëm në karrierën e tij, që ka të bëjë me qëndrimin publik për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Prokurori Alfred Shehu ka ende nën hetim këtë “patate të nxehtë” të drejtësisë dhe u bë pjesë e një manipulimi për hir të interesave të Partisë Socialiste.

https://lapsi.al/2021/04/29/investigimi-vrasja-e-elbasanit-skandali-qe-mjafton-per-te-zhvleresuar-25-prillin/

Në një konferencë për mediat një ditë pas vrasjes, Alfred Shehu gënjeu publikisht se në makinën e Mehmet Grecës, person që u bë shkak për nisjen e konfliktit, nuk ishin gjetur materiale zgjedhore. Deklarata u bë në 22 Prill, pra 3 ditë para votimit, një detaj që fajësonte grupet vullnetare të Partisë Demokratike.

Po ashtu, prokurori Alfred Shehu refuzoi të sqarojë publikisht para gazetarëve se kush qëlloi i pari në vendin e ngjarjes dhe cili ishte roli i Kelmend Xhaferrit, i shpallur në kërkim për ngjarjen.

Shehu nuk e pati problem që pas zgjedhjeve, në sallën e gjyqit të deklaronte pikërisht të kundërtën e asaj që kishte thënë në konferecën për mediat.

Ai pranoi në sallën e gjyqit, se në makinën e Mehmet Grecës u gjetën euro, karta identiteti dhe lista votuesish të hartuara për patronazhistët e Partisë Socialiste.

https://lapsi.al/2021/04/22/konferenca-gazetaret-zene-ngushte-ardi-veliun-dhe-prokurorin-per-rolin-e-klement-xhaferrit-ne-perplasjen-me-arme/

Sikur të mos mjaftonte kjo, gazetarët që filmuan makinën e Kelmend Xhaferrit në komisariatin e Elbasanit regjistruan edhe pamjet në brendësi të saj, ku dukeshin nëpër sedilje posterat e Taulant Ballës për fushatë.

Nga e gjithë historia rezultoi se prokurori Alfred Shehu u përdor nga socialistët për manipulimin e ngjarjes, por këto qëndrime skandaloze të tij nuk janë marrë parasysh nga KPK. Në këto raste, komisioni shndërrohet në një makinë të thjeshtë llogaritëse për shpenzimet dhe borxhet brenda familjes së gjyqtarëve apo prokurorëve, duke shpërblyer kësisoj prokurorin për shërbimet që i bëri PS-së./Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/04/28/bllok-pagesash-dhe-karta-id-si-u-manipulua-perplasja-e-pergjakshme-e-elbasanit/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI