Flash

Dënimi i Adriatik Llallës/ Yuri Kim reagon duke shigjetuar edhe Berishën

Lapsi.al 20 May 2021
Dënimi i Adriatik Llallës/ Yuri Kim reagon duke shigjetuar edhe

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar dënimin me 2 vite burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Në një reagim në Tëitter ajo e përshëndet vendimin.

“Është mirë që SPAK jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush - pavarësisht sa i fuqishëm - nuk është mbi ligjin. Kur TE GJITHE janë të barabartë para ligjit, të GJITHE kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë” – shkruan Kim.

Edhe pse nuk e përmend me emër ky është një shigjetim edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha që tha se "me padinë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Enthony Blinken do të vinte në vend dinjitetin e tij". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI