Flash

Berisha nuk tërhiqet, padit për shpifje Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

Lapsi.al 20 May 2021
Berisha nuk tërhiqet, padit për shpifje Sekretarin e Shtetit, Antony

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar lëvizjen e tij të parë pas zyrtarizimit të lajmit se ai është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se ka autorizuar avokatin e tij në Francë për të paditur në gjyq sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Berisha e akuzoi Blinken për shpifje.

“Jam këtu për t’iu informuar për një vendim të pazakontë. Për arsye që janë tërësisht të pa njohura për mua, Sekretari Amerikan i Shtetit ka publikuar dje në mënyrën më të papritur, më shpifëse vendimin. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit, e deri dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive. Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, sic është Franca, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi direkte për shpifje publike nga Gjykata e Parisit”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI