Flash

Berisha: Nuk kam ndihmuar asnjë aleat, Fatmir Mediut i hoqa imunitetin pas Gërdecit

Lapsi.al 20 May 2021
Berisha: Nuk kam ndihmuar asnjë aleat, Fatmir Mediut i hoqa imunitetin pas

Ish-kryeministri, gjatë konferencës për media të dhënë ditën e sotme mohoi akuzat se gjatë qeverisjes ka influencuar me aleatët e tij, duke theksuar se pas ngjarjes së Gërdecit, Fatmir Mediut i është hequr imuniteti. Po ashtu, thekson Berisha e njëjta gjë ka ndodhur edhe me aleatin tjetër të tij, Ilir Metën.

“Pas asnjë bazë Sali Berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Ish ministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec kemi votuar heqjen e imunitetit. Çfarë ndërhyrje qenka kjo. Çfarë ndërhyrje qenka për Ilir Metën kur ai dha vetë dorëheqjen dhe kërkoi hapjen e procesit dhe u gjykua. Cila është ndërhyrja këtu? Qeveria nuk është gjykatë, ka detyrë të heqë imunitetet dhe ndaj i jam drejtuar gjykatës,” tha Berisha.

I pyetur nëse PD duhet të ndihet në pozitë që në grupin parlamentar ka një person non grada, Berisha u shpreh: ”PD do të ndihej në vështirësi nëse ky person nuk po i adresohet me një rast të jashtëzakonshëm një gjykate neutrale për të bërë drejtësi. Ah, nëse duam të bëjmë vet prokurorin, gjykatësin, kjo nuk pranohet”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI